Princi britanik Harry raportohet së fundmi se është në bisedime me gjigandin amerikan të investimeve Goldman Sachs teksa ai dhe Meghan pritet të fitojnë më shumë se 1 miliardë dollarë në marrëveshje korporatash.
Duka 35-vjecar ka diskutuar të nisë punë me kompaninë amerikane dhe sipas raportimeve kjo mud të jetë një nga arsyet ai dhe Megan hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore.
Një ekspert britanik i marrëdhënieve me publikun ka sugjeruar se çifti mund të fitojë deri në 1 miliardë dollarë në marrveshje marketingu apo role ambasadoriale, siç është për shembull dhënie e leksioneve nga Harry në serilian e bankës Talks në YouTube.
Këtë kanë bërë më parë dhe David Beckham e Gwyneth Paltrow por pa u paguar.
“Ata mund të fitojnë shumë para, qoftë me fjalimet, punën ambasadoriale, në shifrat 1 miliardë”.- tha analisti Mark Borkowski.








































