Fshehu dy dënime në Zvicër, KQZ merr vendimin për këshilltarin e PS-së në Kamëz

0
373

Pasi Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e mandatit për këshilltarin e PS në Kamëz,  KQZ u mblodh sot dhe mori vendimin për shtetasin Mirush Drema (Toci).

Mësohet se KQZ i heq mandatin këshilltarit të PS-së në Kamzës.

Dy ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit për Mirush Demën, pasi ka fshehur dy dënime në Zvicër.

Ndonëse 28-vjeçari ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019 rezulton të ketë fshehur krime më të rënda.

Dema, në dhjetor të vitit 2014 i ka ofruar një polici në Zvicër t’i shiste 4 pako me heroinë, pa e ditur se ai ishte i infiltruar. Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here