Google search engine
Home Lifestyle Flet nga spitali gruaja e aksidentuar: Ilda Bejleri më hodhi dy metra...

Flet nga spitali gruaja e aksidentuar: Ilda Bejleri më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi!

0
343

Pasditen e sotme disa media kanë raportuar se moderatorja Ilda Bejleri ka shkaktuar një aksident. Sipas tyre, Ilda Bejleri duke drejtuar mjetin tip BMW X5 me targa AA998NY ka përplasur të moshuarën, 63 vjeç e cila ndodhet në QSUT.

Vetë Ilda Bejleri ka shpërndarë pak minuta më parë në InstaStoryn e saj një prej mediave që ka aluduar se ajo është shkaktarja e aksidentit. “Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë??!!Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!!”, shkruan ajo.

Por e aksidentuara ka rrëfyer detaje nga spitali të aksidentit. Ajo tha se vajza që e ka shtypur është Ilda Bejleri.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi.  Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”- rrëfehet zonja E.Gj për dritare.net.

Njoftimi i policisë lidhur me ngjarjen

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar aksidentin.”,– thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here