Ilda Bejleri fillimisht e mohoi se ishte përfshirë në një aksident.Ajo e quajti shpifje lajmin se ka përplasur një 63-vjeçare, e cila është shtruar në spital.
Por më pas është detyruar që të pranojë të vërtetën.Bejleri thotë për Shqiptarja.com, se përplasja ka qenë e lehtë, dhe ajo pasi ka dalë nga makina për të parë të aksidentuarën, është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi 63-vjeçarja, sipas saj, nuk pësoi asnjë lëndim.
Gazetarja thotë se nuk e dinte që gruaja e aksidentuar do ta çontë çështjen në polici dhe do ta denonconte.