“Do të të marrin si bashkëpunëtor këta të OFL-së”, deputeti e paralajmëroi, Artan Hoxha i përgjigjet ‘flakë për flakë’: Nuk e kuptojnë nga iu ka ardhur rrjedhja! (REPLIKAT+FOTO)

0
369

Gazetari Artan Hoxha pasditen e djeshme bëri një postim të pazakontë në rrjetet sociale. Nisur nga aksioni që ka ndërmarrë OFL për sekuestrimin e makinave luksoze, Hoxha ka publikuar disa fotot të mushkave të ngarkuara rëndë, që sipas tij po përdoren për transportimin e lëndëve narkotike dhe iu shpëtojnë edhe kontrolleve të forcave policore në rrugët kryesore.

Pas këtij postimi të shumta kanë qenë reagimet e miqve dhe qytetarëve të thjeshtë që e ndjekin Hoxhën në rrjetet sociale.

Mes tyre bien në sy edhe komentet e deputetit opozitar Valter Halitit, i cili me ironi i shkruan “Do të marrin si bashkëpunëtor këta të OFL-së”

“Halit Valteri une prandaj po i njoftoj se po u deshton operacioni dhe nuk e kuptojne nga u ka ardhur rrjedhja”, i përgjigjet menjëherë Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here