Google search engine
Home Aktualitet “Asnjëherë s’ke bërë seks? Unë jam perëndi”, ngacmoi seksualisht nxënësen, shoqërohet në...

“Asnjëherë s’ke bërë seks? Unë jam perëndi”, ngacmoi seksualisht nxënësen, shoqërohet në Polici mësuesi nga Fieri

0
375

Policia njofton se mësuesi i muzikës, në shkollën e mesme ” Jakos Xoxa” në Fier, Agron Begon, është shoqëruar në komisariat, pas denoncimit të një nxënëse në emisionin “Stop” se ai e ka ngacmuar seksualisht.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier.

Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here