Panik në zonën pranë ish stacionit të Trenit në Tiranë mëngjesin e sotëm. Një kabull elektrik është djegur duke shkaktuar frikë tek banorët e zonës dhe kalimtarët.
Kabulli ka bërë masë duke lëshuar flakë. Kalimtarët shihen të mbledhur rreth shtyllës elektrike duke parë se çfarë po ndodh.
Kjo ka bërë që policia të ndërhyjë menjëherë, për të shmangur një tragjedi të mundshme, duke bllokuar rrugën.








































