Google search engine
Home Politike Drejtesi Prokurori Besnik Cani kallëzon në KLP dy anëtarët e SPAK (EMRAT)

Prokurori Besnik Cani kallëzon në KLP dy anëtarët e SPAK (EMRAT)

0
362

Ditën e sotme është mbajtur seanca për anëtarin e KLP, Besnik Cani pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.Në seancë Cani ka kërkuar që të pezullohet gjykimi ndaj tij deri sa gjykata të shprehet për kallëzimin që ka bërë në SPAK për dy anëtarët e KPA Ardian Hajdari dhe Luan Daci me akuzën për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

SPAK ndërkohë ka regjistruar procedimin penal ndaj Hajdarit dhe Dacit, ndërsa për kërkesën e Besnik Canit pritet të shprehen në orën 12.Përmes avokatit Eduard Halimi, Cani bëri me dije trupën gjykuese se ka depozituar një padi në Kushtetuese, ku kërkon verifikimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes si anëtarë të KPA të dy gjyqtarëve të çështjes, Artan Hajdari dhe Luan Daci.

Sipas Halimit, të dy, Hajdari e Daci nuk duhet të ishin zgjedhur si pjese e KPA.Njëkohësisht avokati vuri në dijeni gjykatën se SPAK ka regjistruar një hetim për anëtarin Daci me akuzën e “falsifikimit”.

Në këto kushte, tha Halimi, kërkojmë pezullimin e procesit, derisa të shprehet Kushtetuesja mbi kërkesat tona, si edhe derisa çështja e nisur ndaj Dacit në SPAK të përfundojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here