Google search engine
Home Aktualitet Plagosja me armë zjarri në Durrës/ Identifikohet autori dhe dalin dyshimet e...

Plagosja me armë zjarri në Durrës/ Identifikohet autori dhe dalin dyshimet e rënda, ja çfarë iu gjet brenda makinës së braktisur (EMRI)

0
324

Është identifikuar personi që plagosi mbrëmjen e djeshme në zonën e Plazhit të Durrësit, 42 vjeçarin Rexhep Tereziun.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Astrit Thaçi, 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Thaçi në tentativë për të vjedhur, por që është diktuar nga të zotët e shtëpisë, ka plagosur në këmbë 42 vjeçarin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 100 metër larg vendit të ngjarjes është gjetur makina e autorit, tip Ford dhe brenda saj janë gjetur doza lënde narkotike, çfarë të bën te dyshosh se ai është përdorues.

Ndërkohë mësohet se ai ka qenë i dënuar më parë si këtu dhe në Itali, madje dyshohet se ai është autori i grabitjes së pikës së kreditit në Durrës pak ditë më parë.

Policia bëri me dije mbrëmjen e djeshme: “Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T. Në tentativë për të vjedhur, por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë të zotin e banesës, shtetasin R. T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Personi nuk ka mundur ta kryejë vjedhjen, por është larguar me shpejtësi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here