Google search engine

    OFL ‘godet’ sërish, publikon dy të ‘fortët’ e tjerë, kush janë dy bosët e njohur që do japin llogari për pasurinë, emra të njohur në botën e krimit

    0
    334

    Vazhdon aksioni edhe ditën e sotme nga Operacioni Forca e Ligjit që ka si qëllim goditjen e pasurisë së personave të inkriminuar që dyshohet se e kanë vënë në kundërshtim me ligjin dhe në rrugë kriminale.

    Zëdhënësja e OFL bën me dije në një deklaratë për mediat se Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali duhet të justifikojë pasurinë e tij.

    OFL, 11 shkurt 2020

    Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

    Në këtë kuadër OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

    – E. Sh, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

    – Gj. C., me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

    Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

    Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

    OFL, që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë.

    OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here