Albin Kurti zhvilloi ditën e sotme vizitën e parë në Tiranën si kryeministri i ri i Kosovës.Ai u prit me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave nga kryministri Edi Rama, ku pas një takimi kokë më kokë mbajtën edhe një konferencë për shtyp.
Pas konferencës së mbajtur, Kryeministri i Kosovës është drejtuar në Kryesinë e Kuvendit, edhe pse në vonesë prej 35 minutash duke dalë nga parashikimi sipas protokollit zyrtar. Raportohet se takimi i zgjatur mes dy kryeministrave shqiptarë nuk i ka sheshuar diferencat mes tyre.
Albin Kurti ende nuk ka thënë dot “PO” nëse do të marrë pjesë apo jo Kosova, në takimin e radhës së minishengenit Ballkanik.Kryeministri Rama ka replikuar menjëherë pas Kurtit se makroshengeni shqiptar është një term i panjohur dhe s’mund të ecë përpara pa minishengenin ballkanik.
Delegacioni i zgjedhur nga kryeministri Rama për pritjen e kryeministrit Albin Kurti, ishin vetëm dy ministrat që vijnë nga Kosova, Besa Shahini dhe Gent Cakaj dhe ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, ndërkohë që nuk ka qenë e pranishme as Shefja e Kabinetit të Kryeministrit Rama, as Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë siç ka qenë zakonisht në pritje të tjera të funksionarëve të lartë.









































