Google search engine
Home Politike “Është zhgënjyese”, SHBA del me mesazh të fortë, zbardhet kërkesa urgjente për...

“Është zhgënjyese”, SHBA del me mesazh të fortë, zbardhet kërkesa urgjente për qeverinë shqiptare

0
367

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me çështjen gjyqësore  me administrimin e zonës së dyqaneve “duty free” në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytet, e cila po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti. 

Ambasada shkruan se është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja.

Gjithashtu kërkohet që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual.

Deklarata e plotë e Ambasadës Amerikane:

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here