Google search engine
Home Aktualitet E mbështollën me qese të zeza dhe e futën në furgon/ Publikohen...

E mbështollën me qese të zeza dhe e futën në furgon/ Publikohen për herë të parë pamjet nga videoja e vrasjes së Jan Prengës që çoi në pranga rrëmbyesit

0
436

Dalin për herë të parë fotot të videos të vetme që fakton rrëmbimin e Jan Prengës.

Në video shfaqet makina e vjedhur e cila ishte vjedhur më 26 Nëntor ditën e tërmetit në Tiranë, makina hyn në pjesën e kompleksit Golden. Pranë saj shfaqen disa persona që marrin trupin e pajetë të Jan Prengës.

Në foto duket moment kur trupi del nga makina.

Ato tregojnë dinamikën dhe fakton futjen e trupit nga makina Range Rover dhe nxjerrjen e trupit pa jetë.

Por një burim i sigurt pranë laboratorit të kriminalistikës i tha gazetares Hoxha se nga kqyrja e kamerave të sigurisë janë nxjerrë të dhëna të sigurta për rolin e secilit prej të dyshuarave. Madje në një moment pamjet tregojnë autorët me kapele që ndryshojnë veshjet dhe I fusin në qese të zeza. E njejta gjë duket edhe për fshirjen e gjurmëve, ku shfaqet një nga të arrestuarit duke hedhur në tokë një solucion për të shkatërruar gjurmë të AND. Ne i tha jo zyrtarisht një burim pranë laboratorit të kriminalistikës kemi faktuar hap pas hapi se cfarë ndodhi në garazhin e kompleksit Golden dhe cilët janë personat që kryejnë veprime aktive dhe këto të dhëna ja kemi dorëzuar prokurorisë.

E mbështollën me qese të zeza dhe e futën në furgon/
E mbështollën me qese të zeza dhe e futën në furgon/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here