Mëngjesin e sotëm tek selia e Partisë Socialiste u arrestua në tetativë për të hyrë në seli i armatosur, Vladimir Gjuta, kishte vetëm 5 ditë që kishte dalë nga burgu, janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Gazetarja e “News24” tha se Gjuta ka pasur me vete një pistoletë të mbushur, një karikator me 22 fishekë, si dhe një shumë e madhe eurosh, paundësh dhe dollarësh amerikanë, ku dyshohet të kenë qenë mbi 100 mijë euro.
Siç raportoi gazetarja, Gjuta ka bërë disa xhiro në trotuarin pranë selisë së PS, duke ngritur dyshime te punonjësit e Gardës, të vendosur në hyrje të selisë, pasi brenda sapo kishte nisur mbledhja e Kryesisë së PS e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Në xhiron e pestë, Gjuta i është afruar më shumë hyrjes së PS, duke bërë që Garda të ndërhyjë dhe ta neutralizojë atë, si dhe të kërkojë përforcime nga policia, në momentin që është parë se ishte i armatosur. Ai kishte veshur një xhup të zi, pantallona të errëta dhe një kapuç në kokë.
Ç’ndodhi me sigurinë e kryeministrit pas ngjarjes?
Rama u largua me një mjet të blinduar, si dhe pati dyfishim të badigardëve të tij, që e kanë shoqëruar me eskortë drejt zyrës së tij.









































