Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bën me dije se në zbatim të Aktit Normativ 1, datë 31.01.2020 janë kontrolluar 272 mjete. 22 mjete kanë rezultuar në gjendje të parregullt, për të cilat u vendosën 22 masa, ndërsa 1 mjet u bllokua. Ndërkohë për 13 mjete të dyshuara për falsifikim dokumentacioni, nga të cilat janë bllokuar 10 mjete, 2 mjete i përkasin personave që sipas aktit normativ janë subjekt i kontrollit policor, të cilat janë bllokuar.
Mësohet se gjithsej u kontrolluan 428 persona, nga të cilët 11 prej tyre janë shoqëruar në polici.








































