Polica greke ka shkatërruar një organizate kriminale në një operacion të zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Korinthit. Prej përballjes së armatosur, mbetën të plagosur dy shtetas shqiptarë, ndërsa i treti u arrestua mbas disa minuta ndjekje në kodrat e zonës Akro Korinthit.
Gjatë operacionit u arrestuan: Eljon Deraj; Andrea Caushaj; Amarildo Caushaj
Në kërkim janë : Arsen Bajrami dhe Ernest Mustaj.
Në automjetin e tyre u gjetën armë kallashnikov dhe pistoletë, si dhe mjete që përdoreshin për tu maskuar, kapuçë dhe paruke. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe thika, leva, gërshërë për të prerë metale etj. Ndërkohë sot në zonën e Prevezës u arrestuan edhe një çift tjetër nga Shqipëria të cilët dyshohet se merrnin makina me qira të cilat më pas përdoreshin në grabitjen e grupit shqiptarë. Policia greke thotë se banda kishte kryer disa grabitje bankash dhe dhjetra vjedhje me thyerje te dyqaneve dhe magazinave ne zonën e Peloponezit dhe Epirit.
Metodat e përdorura prej tyre konsiederohen si tepër të ashpra. Ata kërcënonin dhe trembnin viktimat e tyre,dhe janë përgjegjës për disa grabitje te dhunshme me pasoje plagosjen e viktimave. Policia greke vazhdon operacionin për gjetjen e dy të arratisurve,madje ka vënë ne dipsozicion edhe helikopterë me kamera termike. Fotot e tyre u janë shpërndarë të gjitha pikave kufitare me Shqipërinë, ndërsa police me veshje civile patrullojnë në zonën e Korinthit për të bërë të mundur arrestimin e tyre.








































