Garda e Republikës shoqëroi në mënyrë urgjente për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Vladimir Gjutën pak më parë. Ai u kap pranë selisë së PS duke lëvizur i armatosur.
Në atë moment selia e PS ishte e mbushur me deputetë, ministra dhe vetë kryeministrin Rama pasi po zhvillohej mbledhja e Kryesisë.
Duke patur parasysh këtë fakt, Garda ka ndjekur lëvizjet e tij dhe ka bërë shoqërimin për të shmangur çdo incident të mundshëm.Referuar burimeve policore, Tch shkruan se Gjuta pas ndalimit ka thënë se ndodhej aty për një transaksion financiar.
Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro.
“E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove” ka deklaruar Gjuta.