Operacioni Forca e Ligjit vazhdon aksionin duke ‘shënjestruar’ të tjerë persona të inkriminuar dhe që dyshohet se pasuria e tyre është vënë në kundërshtim me ligjin.OFL i ka dërguar kërkesat për të deklaruar pasurinë e tyre dy personave, A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.
Albert Lame ose Albert Koschiek i është kërkuar nga OFL të deklarojë pasurinë në formular brenda 48- orësh.Gjithashtu 41-vjeçari është pjesë e bandës së Emijano Hysenajt, të cilit OFL-ja i dërgoi pak ditë më parë kërkesën për deklarimin e pasurisë. Sipas Biled, Alberto Lame mbante të paktën 15 identitete të ndryshme.
Banda u pikas nga policia gjermane në shkurt të vitit 2018, ku edhe iu kapën 1.8 ton kokainë që kapte vlerën e më shumë së 400 milionë eurove. Bashkë me Kochsiek, u kapën edhe Emiljan H. (39) Klajdi D. (26), Dashamir N. (35) dhe Dario Lame (23).
I njohour si koka apo udhëheqësi i ‘Bandës së bananeve’, Lame së bashku me disa shqiptarë të tjerë transporonin kokainë nga Ekuadori, në kuti bananesh për të furnizuar qytetet gjermane.
Më 2018 një ngarkesë 1.8 ton kokainë u kap në Gjermani e cila vinte nga Ekuadori me vlerë tregu prej 400 milionë euro.
Në këtë operacion u përfshinë 500 hetues dhe forca policore gjermane për të arritur në arrestimin e 13 shqiptarëve dhe tre të huajve.
Saktësisht u arrestuan Orneo Margjeka, Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, Dario Lame, Ervin Llusha, Izmir Lami, Dolan Kocani, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami, Artan Mehmeti, Blerim Cakraj si dhe Alberto Kochsiek ose Alberto Lame, Anel Begovic dhe Kofi Oteng.









































