Pas shkëputjes nga familja mbretërore britanike pati shumë aludime për mënyrën e jetesës së Meghan e Harry.
Kompania “Sheeraz”, e cila pretendon se ka pasur dorë në popullaritetin e familjes Kardashian, në suksesin e Jennifer Lopez e Selena Gomez, raportohet se do të punojë me Meghan Markle dhe princin britanik Harry, për t’i shndërruar në një markë të vlefshme.
Drejtues të kompanisë kanë deklaruar se po punojnë fuqishëm me të dy personazhet e njohur, për t’i shndërruar në një markë miliardere, madje më të fortë se femrat e familjes Kardashian.
Ndërkohë vjen dhe reagimi i Pallatit “Buckingham”. Sipas “The Sun”, familja mbretërore e mohon kategorikisht këtë lajm. Edhe nga vetë çifti nuk ka një prononcim.










































