Numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 908, në Kinë, ndërsa rezultojnë të jenë rreth 40 mijë të infektuar që nga nisja e epidemisë. Lajmi u bë i ditur nga “National Health Commission”, organi përgjegjës për shërbimet higjieno-sanitare në vend.
Ministria e Jashtme në Kinë bëri të ditur se numri i të huajve të prekur në vend ka arritur në 27. Një amerikan dhe një japonez kanë ndërruar jetë, të tjerët po trajtohen.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se rastet e infektimit jashtë Kinës, që janë deklaruar deri tani, mund të jenë “maja e ajsbergut”. Në një postim në rrjetet sociale ai deklaroi: “Ka raste shqetësuese mbi përhapjen e “2019nCoV” nga persona që nuk e kanë vizituar Kinën”.








































