Gjykata Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsion nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për të mbyllur hetimet për aktin terrorist në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Izrael.
Në vitin 2015, disa persona kishin planifikuar të hidhnin tritol në stadiumin e Shkodrës dhe GJKKO i ka lënë afat Prokurorisë edhe 3 muaj të tjerë për të kryer hetime më të plota.
“SPAK nuk ka kryer asnjë veprim dhe çështja nuk duhet të pushohet”, është shprehur gjykata.
Asnjë nga 4 personat që u arrestuan, nuk është në qeli, përfshirë edhe berberin shkodran, Ergys Faslia. Po ashtu, të lirë janë edhe Xhezair Fishti, Medat Hasan dhe Bekim Protopapa.
Çështja u nis fillimisht nga prokurori Eugen Beci, por sipas GJKKO, SPAK nuk ka kryer asnjë veprim plotësues hetimor.










































