Google search engine
Home Aktualitet Kërkoi shkarkimin e prokurorit me pretendimin se e ka sulmuar për shkak...

Kërkoi shkarkimin e prokurorit me pretendimin se e ka sulmuar për shkak të origjinës, Gent Ibrahimi i përgjigjet Arbër Çekajt

0
305

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi i ka kthyer përgjigje Arbër Çekajt, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, që u kapën në Maminas, dhe që kërkonte shkarkimin e prokurorit të çështjes Edvin Kondili.

Ibrahimi, në një shkresë dërguar dy avokatëve të Çekajt Dritan Jahaj dhe Faslli Cekaj, thotë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në procedime penale konkrete. Kreu i KLP-së orienton Arbër Çekajn duke cituar ligjin, që t’i drejtohet prokurorit të çështjes, apo gjykatës ku po zhvillohet procesi, në mënyrë që kërkesa e tij të mund të dëgjohet.

Çekaj i ishte drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të marrë masë disiplinore dhe të shkarkojë prokurorin e SPAK Edvin Kondili, me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke manipuluar provat. Në seancat e mëparshme gjyqësore, Arbër Çekaj është shprehur se prokurori e ka sulm personal ndaj tij, ndërsa vetë Edvin Kondilli është shprehur se nuk i druhet asnjë kërcënimi, dhe se do ti vijojë hetimet deri në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here