Paraditen e sotme është shoqëruar sërish në Policinë e Tiranës Vladimir Gjuta. Raportohet se shoqërimi i tij është bërë pranë selisë së Partisë Socialiste, në Tiranë.
Vladimir Gjuta u lirua nga paraburgimi më 5 shkurt, pasi ishte arrestuar se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.
Ai u akuzua se ishte autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit në vitin 2015. Gjuta po tentonte të largohej drejt Kosovës, duke vendsour një paruke në kokë, por pas një kontrolli që bëri Policia në makinën e tij, ai ra në pranga. Për këtë ngjarje u arrestua dhe Ernest Gjuta dhe Baftjar Bruka. Por në vitin 2016 pas lirimit nga burgu, Gjuta ra sërish në pranga pasi akuzohej për dhunë fizike ndaj babait të tij.







































