Gjykata e Burrelit ka refuzuar kërkesën e Admir Tafila, një tjetër i dënuar që dëshiron të përfitojë si Endrit Dokle, duke përdorur skemën e tij.
Tafilaj është dënuar me 2 burgime të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi si dhe për faktin se ishte kreu i grupit kriminal ‘Tritoli’.
Nga ana tjetër, Dokle ishte gjithashtu i dënuar edhe më 16 vite të tjera burg, por u lirua një muaj më parë.
Ai u la i lirë pasi kishte krijuar ‘një sjellje të mirë’ dhe ishte penduar. Këtë skemë ka ndjekur edhe Tafilaj, por pa rezultat.








































