Gazetari Artan Hoxha tha se i ka rrëfyer Rexhepit se ka parë videon e Jan Prengës, për të cilin akuzohet ky i fundit se urdhëroi rrëmbimin.
“Intervistën e plotë e gjejnë në ëeb-in tonë, është pak e gjatë. Ai ndodhet në një burg të sigurisë së lartë, në një vend ku ka personazhe të rëndësishëm të botës së krimit. Për më tepër pamjet që po jep regjia e tregojnë se cfarë ndodh në një vend si Ekuadori. Para tre javësh atje u kap një nëndetëse me 6 ton, imagjino cfarë kapacitetesh kanë arritur. Atje quhen kartele. Në burg policia e Eduadorit për t’i mbajtur nën kontroll grupet i kanë lënë që edhe të kenë komunikim. Unë kam provuar ta marr me video dhe ishte e vështirë se kishte bllokim valësh, intervista është realizuar me telefonin e burgut dhe jam i detyruar ta regjistroja. Unë përdorja një telefon në Shqipëri ai me telefonin e burgut. Unë u mundova që kam pasur edhe daljet publike, ai lajmi i telefonatës së ndërprerë duket se shkoi atje. Unë po e kërkoja dhe u gjet mënyra si të bëhej intervista. Gjatë intervistë gjërat që më interesonin së pari ishin se është akuzuar se ka urdhëruar pengmarrjen”, thotë gazetari në Abc Neës.
Më tej Hoxha rrëfen me detaje edhe pamjet e rënda që ka parë, ku Jan Prenga është nxjerrë i pajetë nga resoti.
“Si u mundova unë që ia mbusha mendjen Dritan Rexhepit. Andej është shumë i njohur. Fakti që unë e bind a ishte momenti që i thashë se kam parë videon se si është trajtuar dhe e kam parë të vdekur Jan Prengën. Unë i tregova atij se cfarë kisha parë dhe i thashë unë si gazetar nuk do e publikoj atë video se është shkelje e rëndë por do u kërkoja edhe kolegëve që nis u bie në dorë ajo video, për familje, fëmijët pamjet nuk do jetë aspak etike. E kam bindur personin atje që të sqarojë këtë situatë se ngjarja në Shqipëri është shumë e rëndë. Në pamje unë kam parë një Rang Rover të bardhë që është futur në garazhin e kompleksit Golden nga i cili ka danë 4 persona, hapet dera e pasme e bagazhit, nxirret kufona e Jan Prengës nga këmbët deri tokë dhe pas pak e marrin dhe e fusin te furgoni. Dhe që kush janë këta persona që e kanë bërë këtë gjë, autoritet tona e kanë provuar tashmë. Ata janë kujdesur të fshijnë kamerat e restorit dhe kanë harruar kamerën e garazhit. Pas pak minutash vjen një person tjetër dhe sjell teshat, këta heqin ato që kanë dhe dalin para kamera. Në atë filmin dëshmohet qartë se personi është i pajetë. Në këto kushte ky është një element tjetër dhe Gramoz Rexhepit i kam thënë se gjithë kjo histori thuhet se është organizuar prej teje”, tha Hoxha.








































