Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas kërkesës së bërë nga Arbër Çekaj, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori.
Ky i fundit kërkoi të përjashtohet nga çështja prokurori Edvin Kondili, sepse sipas tij prokurori e ka personale me familjen e tij, për shkak të mbiemrit. Ndërkaq ka shtuar se Kondili i ka poshtëruar babain duke hapur kontejnerin me dhunë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është përgjigjur Çekajt se nuk kanë kompetencë për të ndërhyrë në çështje konkrete.
Gjatë seancës së kaluar Çekaj u shpreh: ‘Kondili e ka personale me mua dhe familjen time. Ai më poshtëroi babain, hapi me dhunë kontejnerin. Unë nuk mund të vazhdoj me të. Nëse SPAK nuk ka një prokuror në këtë vend, të bëhet si Champions League, të merret nga Serbia, meqë tani kemi marrëdhënie të mira.
Nuk e di çfarë keni me familjen Kuliçaj. Do vijë dhe e drejta ime, në rrugë ligjore, normalisht. Jam në burg se kam mbiemrin Kulici e se jam nga Tropoja e jo nga Vlora, se kam një mbiemër që nuk i pëlqen prokurorit’.
Kujtojmë se Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 614 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga ishte fshehur në kontejnerë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.









































