Moderatorja Nevina Shtylla është një nga vajzat e ekranit që vazhdimisht është komentuar, jo vetëm për projektet e saj në ekran, por edhe për jetën personale.
Vitin e kaluar u zbulua se Nevina është në një lidhje me një jurist me emrin Arbër Myftari.
Mediat publikuan foto të çiftit dhe në verë ata u fotografuan bashkë nga paparacët.
Së fundmi lidhjen e ka konfirmuar edhe vetë Nevina gjatë emisionit “E diell”. Teksa po moderonte rubrikën “Trotuar”, Edi Manushi u ngatërrua dhe tha se Nevina e ka të dashurin ekonomist.
“Ekonomist unë? Jo, jo. Është departament tjetër”, tha Nevina.
“Jurist, se harrova”, ia ktheu Manushi ndërsa Nevina qeshi.











































