Google search engine
Home Aktualitet “Bosi më i madh shqiptar i trafikut të kokainës”, Artan Hoxha nxjerr...

“Bosi më i madh shqiptar i trafikut të kokainës”, Artan Hoxha nxjerr detajet e papritura: Gramoz Rexhepi flet për herë të parë për akuzat e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës

0
639

Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në Facebook ka hedhur sërish disa detaje mbi rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, rasti i cili ka tronditur opinionin publik.Hoxha paralajmëron se do nxjerr një version ndryshe nga Dritan Rexhepi të cilin e ka intervistuar. Rexhepi është personi i cili dyshohet se ka dhënë urdhërin nga Ekuadori për rrëmbimin e 49-vjeçarit në Kamëz.

Postimi i plotë:

Gramoz (Dritan) Rexhepi, aktualisht i denuar prej afro 6 vitesh per trafik kokaine ne burgun e sigurise se larte, ne kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.
Njeriu i cilesuar nga media, si bosi shqiptar me i madh, i trafikut te kokaines nga Amerika Latine drejt Europes.
I akuzuar gjate tre javeve te fundit si urdheruesi i ngjarjes se 17 janarit 2020, ku u rrembye dhe me pas u zhduk ne resortin Golden te grupit Hajri ne Shijak, trupi i Jan Prenges. Dyshohet se kjo ngjarje u porosit nga qelia e burgut te sigurise se larte ne Ekuador ne shkembim te nje ngarkese kokaine prej 283 kilogramesh, e nisur nga porti Guajakil ne Oqeanin Paqesor dhe e grabitur ne portin Britanik te Portsmuthit nga 5 shqiptare, mes tyre dhe Astrit Prenga, vellai i te rrembyerit ne Kamez.
I cilesuar ne momentin e arrestimit me 26 qershor 2014, ne nje qender tregetare ne qytet-portin me te madh te Ekuadorit, Guajakil, si nje sukses i madh ne luften kunder narkotrafikut nderkombetar nga drejtori i Interpolit ne Lion te Frances.
I arratisur disa here nga burgjet shqiptare dhe ato te vendeve te Bashkimit Europian, dhe i perfshire ne top-listen e 10 personave me te kerkuar ne bote nga Interpol.
40 vjecari nga fshati Velce i Vlores, Gramoz Rexhepi, ka folur per here te pare ne lidhje me akuzat e drejtuara ndaj tij.
Ne nje interviste te gjate realizuar me telefon nga burgu i sigurise se larte ne Kuito, Rexhepi tregon versionin e vet ne lidhje me ngjarjen e fundit qe ka tronditur opinionin ne Shqiperi dhe rrefen te kaluaren problematike te jetes se tij, se si u perfshi ne trafikun nderkombetar te kokaines.
Per me teper sot pasdite duke filluar nga 17:10, drejtperdrejt ne ABC News, nje rrefim mbi Gramoz Rexhepin, dhe ne vazhdim, publikimi ne Webin e ABC News te intervistes se plote te njeriut te cilesuar nga mediat shqiptare dhe europiane si bosi me i madh shqiptar i trafikut te kokaines….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here