Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë vijojnë kontrollet, në mbarë vendin, për bllokimin e mjeteve luksoze dhe të blinduara.
Për gazetarin Artan Hoxha, kjo nuk është një lëvizje e zgjuar pasi bosët e mëdhenj lëvizin me “Smart” dhe jo me makina të blinduara, ndërsa argumentoi, se një mjet i tillë sigurie shërben për t’i shpëtuar atentatit të parë dhe që të marrë masa.
Artan Hoxha tha:
“Bosët nuk lëvizin me makina të blinduara, nuk i mbrojnë makinat e blinduara kriminelët. Këta që mbajnë blind dhe eskortë, ka edhe biznesmenë të fuqishëm që i përdorin sepse Policia e Shtetit nuk e mbron nga kërcënimet. E dini çfarë ka bërë Dashamir Gjoka? E qëlluan para dy vitesh, e shpëtoi mjeti i blinduar por iku bashkë me mjetin në Komisariatin e Policisë. Mjeti të jep mundësinë të shpëtosh nga sulmi i parë dhe të marrësh masa.
Mbrëmë pashë një limuzinë të bardhë në mes të Bllokut që mund ta ketë marrë dikush për një festë. A e dinë që disa nga këto makina figurojnë në emër të disa pronarëve të mëdhenj. Bosët e mëdhenj dalin me ‘Smart’, ça do të bëjnë të ndalojnë ‘Smartet’? Nuk luftohet krimi i organizuar me postoblloqe por me inteligjencë”.








































