Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur rreth arratisjes së Gramoz (Dritan) Rexhepi në Durrës në 2006.
Kujtojmë se emri i tij është rikthyer në vëmendje, për shkak se dyshohet se është një nga porositësit e vrasjes së Jan Prengës, ndodhur pak javë më parë në zonën e Kamzës.
“Ky personazh nuk ka dalë sëfundmi, unë e mbaja mend sepse kam një karrierë të gjatë qe merrem me terrenin. Këta personazhe janë pjesë e punës dhe kronikave tona. Mban mend një kronikë për Vlorën e ka nxjerrë Rai Uno dikur për kanabisin në lumin e Vlorës. Kur kam shkuar në lumin e Vlorës aty kam shkuar për të shkuar.
Është një zonë izoluar, por lulëzonte. Që nga ajo kohë, një nga emrat qëmë kishte tërhequr vëmendjen ishte Gramoz (Dritan) Rexhepi. Është 40 vjec, është akuzuar për një ngjarje që kur ishte 18 vjec.
Në fillim kemi thënë se është vrarë 2 policë, por është sqaruar se bëhej fjalë për një polic. Në Shqipëri është dënuar me burgim të përjetshëm. Ngjarja që e vuri në qendër të vëmendjen është arrestimi në 2006 që është kapur në hollin e Hotel Tiranës, me dy armë pa leje, është kapur bashkë me shokun e tij.
Ka pasur një detaj, policia e Durrësit u xhelozua pse policia e Tiranës e nxori si operacion të vetin, dhe u dërgua në Durrës. Ndërsa në Durrës teksa shkoi prokurori për ta marrë në pyetje ai konstatoi se dera ku e kishin lënë kishte problem, dikush e la hapur atë derë, ktheu xhupin mori një dosje në krah dhe doli jashtë.
Aty sheh një polic dhe i thotë “mbarova punë, hajde ikim”.
Roja e shoqëron dhe hapet dera dhe ai del. Që nga ai moment nuk ka qenë në Shqipëri. Është arrestuar në Holandë në 2008 dhe është ekstraduar në Itali.
Dritan Rexhepi flet katër-pesë gjuhë të huaja. Ka mjaft kontakte të mira”, tha Artan Hoxha në abc news.









































