Google search engine
Home Politike Tërmeti tronditës/ Ahmetaj publikon një nga zonat e reja për zhvillim në...

Tërmeti tronditës/ Ahmetaj publikon një nga zonat e reja për zhvillim në Durrës dhe jep lajmin e mirë

0
367

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka zbuluar sot një nga tre zonat e reja për zhvillim në qytetin e Durrësit, pas tërmetit tronditës që goditi Shqipërinë.

Ahmetaj shkruan:

#Rindertimi

Durrës- Kjo është një nga tre zonat e reja për zhvillim në qytetin e Durrësit.

Zona 1, në territorin e ish-uzinës mekanike bujqësore, me një sipërfaqe prej 10.13 hektarë, mundëson plotësimin e një pjese të nevojave për strehim në banesa kolektive në këtë qytet.

Plani parashikon përtej strehimit, edhe rehabilitimin mjedisor dhe urban për rijetëzimin e zonës, e për ta shndërruar në nje pol të ri urban për Durrësin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here