Tani NASA i ka drejtuar sytë nga Dielli. Agjencia Hapësinore Ndërkombëtare do të dërgojë një anije kozmike pranë yllit që është në qendër të sistemit tonë diellor, për një mision historik.
Sonda, që pritet të lëshohet nga Florida, do të përpiqet të realizojë imazhet e para të poleve veriore dhe jugore të Diellit.
Sipas NASA-s, anija kozmike do të shfrytëzojë gravitetin nga Afërdita dhe Toka për të dalë jashtë orbite, në një linjë me ekuatorin e Diellit ku orbitojnë të gjitha planetët.
Shkencëtarët shpresojnë se prej andej sonda do të arrijë të hedhë një vështrim në polet e Diellit. Orbituesi diellor është projektuar për të përballuar temperatura mbi 900 gradë. Për këtë mision historik, NASA ka bashkëpunuar me Agjencinë Hapësinore Europiane.











































