Alketa Vejsiu në një intervistë për ‘Jo vetëm modë’ pak para daljes në skenën e Sanremos, Alketa ka treguar se prezantimi i këtij festivali ka qenë ëndrra e saj prej vitesh.
Moderatorja nuk ka nguruar të flasë edhe për bashkëshortin, duke deklaruar se është një mbështetje e jashtëzakonshme për të.
Ajo ka thënë për herë të parë se ‘Sanremon’ ia dedikon atij dhe se ndihet me shumë fat.
‘Në skenë patjetër sonte është bashkëshorti im, patjetër është i ulur atje. E kam patur gjatë gjithë këtij rrugëtimi mbështetje të jashtëzakonshme dhe sot nuk mund të mungonte sepse kjo është një ëndërr e përbashkët, që e kemi finalizuar të dy. Edhe nëqoftëse duhet t’ja dedikoj dikuj Sanremo-n, ja dedikoj në mënyrë eskluzive njeriut që dua, që më ka mbështetur në gjithë këtë rrugëtim. Është e mrekullueshme që të kesh dikë që të do dhe të mbështet në ëndrrat e tua, jam me fat për këtë’, është shprehur Vejsiu.










































