Kantautori Diodato triumfoi në Sanremo, duke marrë çmimin e parë në Festivalin italian të Këngës, me “Fai rumore”. “Ia dedikoj fitoren familjes sime dhe qytetin të lindjes, Taranto”. Këto ishin fjalët e para përshëndetëse pas ngritjes së trofeut në skenën e “Ariston”.
Diodato do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion. “Më 16 maj? Më duket se do të shkoj. Jam i lumtur të çoj këngën italiane në botë. Kemi një forcë të rëndësishme dhe Eurovizioni më duket një skenë me peshë dhe një rast i mirë për ta bërë këtë”.
Ky Sanremo pati shikueshmëri tepër të lartë, më shumë nga sa pritej dhe drejtuesit e “Rai”-t duan që Amadeus të bëjë “bis”.










































