Google search engine
Home Aktualitet Vrasës gjakftohtë dhe të dënuar me burgim të përjetshëm, policia publikon fotot...

Vrasës gjakftohtë dhe të dënuar me burgim të përjetshëm, policia publikon fotot dhe emrat e 3 të shumëkërkuarve të rrezikshëm (Ekzekutimet mafioze të tyre)

0
467

Policia e Shtetit ka publikuar sot emrat e 3 personazheve që me krimet e tyre kanë tronditur opinionin publik, ndërsa prej vitesh janë vënë në kërkim.

Bëhet fjalë për Sokrat Rudën, Jani Alian dhe Artur Kuliçin, të tre të dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale ‘Vrasje’.

Vrasës gjakftohtë dhe të dënuar me burgim të

Policia bën me dije se Sokrat Ruda akuzohet se në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie shtetasin me inicialet Z.D. Ai u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Vrasës gjakftohtë dhe të dënuar me burgim të

Ndërkohë, personi tjetër i shpallur në kërkim, Jani Alia, më 1 maj të 2016-ës, në një lokal në Tiranë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin me inicialet E. Ç. Alia u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Vrasës gjakftohtë dhe të dënuar me burgim të

I listuari tjetër nga policia, Artur Kuliçi akuzohet se në datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri shtetasja me inicialet S. T

Artur Kuliçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here