Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, me anë të një urdhri që nxori ditën e sotme për sekuestrimin e mjeteve të blinduara në kushtet e emergjencës nga Operacion Forca e Ligjit ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar.
Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për tre personazhe të njohur të botës së krimit.
Tre automjetet e blinduara, njëri i përket Saimir Taullaut, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Dashamir Gjoka, banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore.
Durim Bamit, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Biznesmeni Gjoka u ndalua dje nga Policia e Shtetit pranë zonës së Rinasit, teksa ishte duke udhëtuar me fuoristradën e blinduar të tij, makinë e cila tashmë iu ka sekuestruar.
Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.





































