Google search engine
Home Aktualitet Tentoi të kalonte vjehrrën me dokumente false nga Rinasi, del emri kush...

Tentoi të kalonte vjehrrën me dokumente false nga Rinasi, del emri kush është Specialistja e Krimeve që u pezullua nga Policia, një vit më parë i vranë burrin ish-polic në derën e shtëpisë

0
340

Dy ditë më parë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat njoftoi se ka pezulluara nga detyra 4 efektive të Policisë së Shtetit, pasi kanë tentuar të kalojnë me dokumente false një shtetase nga Aeroporti i Rinasit.

Mësohet se efektivet e pezulluara janë Matilda Bilali, Liri Sinakoli, dhe dy kolegë të tjerë në Komisariatin e Policisë Rinas, Aranit Dibra dhe Arta Mamani.

Matilda Bilali është bashkëshortja e ish-policit të ndjerë Arben Bilali, i vrarë një vit më parë në zonën e Selitës. Bilalit i kishin vrarë më herët dhe dy vëllezërit e tjerë, Bujar Bilalin dhe Leonard Bilalin, ish-mundës i Dinamos. Dhe pikërisht bashkëshortja e të ndjerit Arben Bilali, me detyrë specialiste e Krimeve në Drejtorinë e Policisë po përpiqej të nxirrte nga Shqipëria me dokumente false vjehrrën e saj, mamanë e Arbenit.

Marilda Bilali është pezulluara nga detyra nga SHÇBA bashkë me kolegët e tjerë pasi do të kalonte me dokumente false në Rinas vjehrrën e saj Kumrije Bilali. Kjo e fundit jetonte e vetme me djalin e ndjerë në Tiranë, në zonën e Selitës dhe me nusen e tij, specialisten e Krimeve Matilda Bilalin.

Pas vrasjes dhe të djalit të tretë, Kumrije Bilali me ndihmën e nuses së djalit do të udhëtonte drejt Anglisë. Gjykata ka vendosur ndaj saj masën detyrim paraqitje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here