Avokati Jordan Daçi tha se Operacioni Forca e Ligjit është mbivendosje e ligjeve ekzistuese dhe nuk do të sjellë asgjë. Për Daçin ky akt normativ u krijuar për të shtyrë sa më shumë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme shoqëruar edhe me gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit që zgjat deri në fund të muajit mars. Që operacioni të ishte i besueshëm – u shpreh Daçi – duhet që të ishte fillimisht nga personat e inkriminuar brenda qeverisë.
‘Ky akt normativ tenton që të zëvendësojë dhe mbivendos ligjet që ekzistojnë, nuk ka qëllim real për të bërë këtë gjë. Nëse donte të ishte i besueshme le ta fillonte me ‘bacen ‘ që ka afër qeverisë. Problemi më i madh nuk është me atë që kanë kaluar njëherë në filtrat e drejtësisë pasi ata kanë humbur diçka, por ata persona që nuk janë proceduar asnjëherë dhe kanë vendos miliona si pasojë e vjedhjes së pasurisë së shtetit. Gjithë lufta u bë për prokurorë e gjyqtarë dhe ato nuk janë, me mirë nga një anë pasi ato po shqyrtohen nga një proces tjetër vettingu. Ky akt normativ e shoqëruar me gjendjen e jashtëzakonshme thjeshtë tentojnë të shtyjnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Duhet të fillonte pastrimin nga vetja nëse dëshironte të ishte i besueshëm’ tha Daçi.









































