Policia greke është përplasur me armë zjarri me 3 hajdutë shqiptarë të armatosur, ku si pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Raportohet se policia greke po vëzhgonte prej kohësh një automjet të dyshimtë, që mendohej se kishte lidhje me disa vjedhje në zonë.
Sapo e ka pikasur atë dhe është vënë në ndjekje, nga mjeti është hapur zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, janë plagosur 2 prej grabitësve, shtetas shqiptarë, ndërkohë që është arrestuar i treti.
Një prej të plagosurve është duke marrë mjekim në Spitalin e Thriasios, ndërsa tjetri në atë të Korinthit. Dy shqiptarët kanë marrë plagë në këmbë.





































