Google search engine
Home Aktualitet Pas shumë tentativave të dështuara, arrestohet shqiptari me rrezikshmëri të lartë, anëtar...

Pas shumë tentativave të dështuara, arrestohet shqiptari me rrezikshmëri të lartë, anëtar i një grupi kriminal (Dalin pamjet si u zbulua dhe si i shpëtoi operacionit antidrogë)

0
306

Arrestohet nga Policia e e Foggias një shqiptar, pas shumë kohësh në kerkim, e pasi i kishte shpëtuar një operacioni policor për prangosjen e tij.  Mediat ialiane shkruajnë se shqiptari i kërkuar cilësohet si një trafikant i rrezikshëm droge.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane që nga janari i 2020. Ne ate kohe, kur u arrestuan 22 anëtarë të një grupi kriminal italo-shqiptarë që trafikonte drogë e armë në territorin e Puglias ai i shpetoi operacionit te antidroges.

Pas kerkimesh policia e lokalizoi ate ne nje fermë në jug të Foggias. Kur policia i shkoi afer ai tentoi serish te arratisej duke u fshehur ne catine e nderteses ku banonte i fshehur.

Por, pas ndjekjes u arrestua. Mbi te rendojne akuzat e trafikut të marijuanës, kokainës, heroinës e hashashit si dhe anëtar i një grupi kriminal me veprim në Andria, Barletta, Foggia, Cerignola e pothuasje në të gjithë territorin verior në provincën e Barit.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here