Numri i viktimave nga koronavirusin sa po vjen dhe po shtohet. Mirëpo ndërkohë që të prekurit nga sëmundja vdekjeprurëse rritet, në rrjet po qarkullon një video e frikshme, ku shihet se si nxirren zvarrë nga shtëpitë e tyre, njerëzit që dyshohet se janë prekur nga koronavirusi.

Persona me veshje mbrojtëse e maska u shfaqen në derë, i marrin zvarrë, me dhunë madje edhe pa pyetur për tentativat mbrojtëse të tyre, teksa shtrihen në dysheme për të mos dalë nga banesat.

Pamjet, që mendohet se janë filmuar në Wuhan, vijnë pasi Zëvendës Kryeministri i Kinës Sun Chunlan bëri thirrje për një ‘luftë të popullit’ kundër epidemisë së përhapur.

Deri sot raportohet se më shumë se 700 njerëz janë vrarë nga virusi, ndërkohë që vetëm të premten vdiqën 86 njerëz. Në gjithë botën numri i të infektuarve ka arritur në 34.500 persona.






































