Google search engine
Home Aktualitet Drama “Galaksia”, aktori Lulzim Zeqja: Konflikti kryesor është lufta e pushtetit me...

Drama “Galaksia”, aktori Lulzim Zeqja: Konflikti kryesor është lufta e pushtetit me krijimtarinë dhe artistin

0
478

Drama “Galaksia” shënoi mbrëmë premierën në skenë te “ArTurbina”. Shkruar nga autori Howard Barker me regji nga Rovela Lule, kjo është premiera e parë për vitin 2020 e Teatrit Kombëtar. “Galaksia” (skena nga një ekzekutim) është e cilësuar si vepra më e mirë e autorit bashkëkohor britanik Howard Barker. Në qendër të saj qëndron një piktore e jashtëzakonshme (Galaksia) e interpretuar nga Olta Daku, së cilës i duhet të përballet me luftën e pushtetit ndaj artit! Me rol në vepër aktori Lulzim Zeqja shprehet, se kjo është një nga pjesët më të bukura të Barker, e cila shënon premierën dhe në skenën shqiptare. “Jam shumë i kënaqur, që jam pjesë e kësaj pjese. “Galaksia” është një nga veprat më të bukura të autorit Haward Barker! Vepra në qendër të saj ka piktoren e famshme Galaksia, të cilës i është dhënë si detyrë të pikturoj një pikturë për betejën e famshme të Lepantos! Konflikti kryesor është lufta e pushtetit, me krijimtarinë, me artistin! Për mua Olta ka krijuar një figurë goxha të mirë me Galaksinë. Ajo në qendër lufton për dinjitetin e saj dhe nuk pranon të bëj kompromis me pushtetin”, pohon aktori Zeqja. Mbrëmë në skenë te “ArTuerbna” ishin aktorët Olta Daku, Neritan Liçaj, Rjamonda Bulku, Myzafer Zilfa, Lulzim Zeqja, Vikena Kamenica, Paola Kodra, Niada Saliasi, Genti Deçka, Naun Shundi, Monika Lubonja, Ardian Cerga, etj. Në skenë me rolin e Prodos, aktori i njohur Lulzim Zeqja i vlerësuar me aktivitetin e tij në teatër shprehet se kjo dramë është cilësuar si nga më të mirat e Barker. “Vepra ka dhe tema të tjera, që dalin në pah siç është marrëdhënia me seksin, familjen e probleme të tjera sociale! Dramaturgjia e këtij autori është cilësuar si teatri katastrofës! Është një nga veprat e tij, që kritika botërore e ka cilësuar, si më të mirën e tij”, tregon aktori i njohur.

Puna për dramën

“Galaksia” sjell në skenë një kastë aktorësh të njohur. Në skenë me rolin Prodos, aktori Lulëzim Zeqja thotë se është një personazh, që thotë të vërteta të mëdha. “Unë luaj Prodon, një luftëtar i betejës së Lepantos, që ka mbijetuar nga ajo betejë, por me dëmtime të mëdha dhe ka filluar të shesë fatkeqësinë, dëmtimet e tij për të jetuar! Duket sikur është surreal, si personazh, por thotë të vërteta të mëdha për betejën nga ku i jep dhe Galaksis frymëzimin për të bërë një pikturë sa më të vërtetë”, vijon ai. Aktori Lulëzim Zeqja vlerëson shumë edhe bashkëpunimin me regjisoren Rovena Lule, sipas tij kjo është puna e dytë me të në teatër. “Puna me Rovin, ka qenë shumë e mirë. Për mua është puna e dytë, që bëj me këtë regjisore. Puna e parë ka qenë “Pervesiteti seksual në Çikago”. Jam shumë i gëzuar, që sezoni i 2020 hapet me një vepër kaq të mirë”, shprehet aktori Zeqja. Më herët para premierës, Teatri Kombëtar shkruante se është një vepër tejet aktuale edhe pse ngjarjet e së cilës janë vendosur në Venecian e shekullit XVI, ajo flet edhe sot po njësoj. “Lufta e artistit për të thënë të vërtetën deri në fund me veprën e tij dhe mospranimi apo gati-gati ekzekutimi i veprës dhe artistit nga shteti! A janë betejat triumfuese?! Apo ajo që ndodh është masakër?! Të vërtetën e zbulojmë në “ArTurbina” me një kast të mrekullueshëm aktorësh”, pohon teatri. Skenografia në vepër është nga Genc Shkodrani, kostumografe Laedja Hajdari, kompozitor Endri Sina, as.regjisore Paola Kodra dhe piktor Rael Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here