Google search engine
Home Ekonomi Zbardhen të tjera detaje nga zhvatja që u bëhet qytetarëve përmes kompanive...

Zbardhen të tjera detaje nga zhvatja që u bëhet qytetarëve përmes kompanive të mikrokreditit, ja skema e tarifave që përdoret

0
317

Dalin në dritë të tjera detaje mbi tarifat dhe mënyrat se si operojnë në vend kompanitë e mikrokreditit. Pranë gazetës kanë mbërritur shumë ankesa nga qytetarët për shumë kompani që ofrojnë kredi të vogla. Për këta arsye gazeta ka nisur një proces për të hedhur më shumë dritë se kush janë këto kompani, nga e kanë origjinën dhe tarifat që ofrojnë secila prej tyre. Dje treguam detaje mbi tarifat që ofrojnë kompanitë “Iute Credit” dhe “Fondi Besa”, ndërsa sot do të tregojmë detaje për 3 kompani të tjera “Kredo Finacë”, “Micro Credit Albania” dhe “NOA”.

Tarifat dhe të dhënat për “Kredo Financë”

Kompania Kredo Financë është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 10/04/2017. Ka një kapital prej 294.827.272 lekësh dhe selinë kryesore e ka në Tiranë. Objekti i aktivitetit është: “Kryerja e aktivitetit financiar të mikrokredisë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe licencat e dhëna nga autoritetet e caktuara me ligj. Objekti i Shoqërisë do të përfshijë dhënien e shërbimeve këshilluese dhe shërbime të tjera ndihmëse për aktivitetin kryesor, sipas parashikimeve të ligjit. Shoqëria mund të ushtrojë gjithashtu aktivitete të tjera financiare jo-bankare, në përputhje me licencat e dhëna nga autoritetet e caktuara me ligj. Shoqëria mund të themelojë apo zotërojë pjesëmarrje në shoqëri të tjera tregtare, apo të bashkëpunojë, të lidhë marrëveshje jonit – veture a marrëveshje të ngjashme, me shoqëri të tjera që kanë objekt të njëjtë, të ngjashëm apo të lidhur me objektin e Shoqërisë, etj”. Në faqen zyrtare kjo kompani jep detaje mbi kreditë që ofron. Ajo jep deri në 200 mijë lekë kredi, me afat maturimi 3 deri në 24 muaj. Nëse një qytetar merr 200 mijë lekë kredi, për 24 muaj ai duhet të paguajë 391.680 lekë, pra afro dy fish. Nëse bëjmë disa llogaritje të thjeshta, kemi të bëjmë me një interes afro 20 për qind.

Kompania “NOA”

Kompania “NOA” është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 04/04/2001 dhe ka një kapital prej 731.838.781 lekësh. Ndërsa objekti i aktivitetit është “Të japë kredi; të kryeje pagesa dhe arkëtime; të emetojë, pranojë dhe administrojë instrumentat e pagesës; të ofrojë shërbimin e këmbimit të monedhave; të ofroje garanci të tjera (që nuk emërtohen garanci bankare); të shërbejë si agjent financiar/rekuperues i kredive me probleme dhe konsulent (që nuk përfshihen në shërbimet e parashikuara në paragrafët 3 (a) dhe 3 (b) të nenit 26 ” Për Bankën e Shqipërisë”; të kryejë aktivitetin e qirasë financiare; të kryeje veprimtarinë e Agjentit në Sigurime”. Kjo kompani në faqen e saj zyrtare thotë se përdor interesa nga 2 për qind, por gazeta në ditët në vijim do publikojë një artikull të plotë vetëm për këtë kompani.

Kompania “Micro Credit Albania”

Një tjetër kompani është “Micro Credit Albania”. Në faqen e saj në internet kjo kompani e ka bërë të qartë se ofron interes deri në 25 për qind. “Me kredinë konsumatore klientët tanë do të gjejnë zgjidhjen më të shpejtë dhe efikase për plotësimin e nevojave të tyre. MCA ofron Kredi Konsumatore për t’i dhënë mundësinë çdokujt për garantimin e të mirave materiale të nevojshme për çdo familje dhe individ, mundësuar brenda një kohe shumë të shkurtër dhe duke ofruar kushtet më të mira. Interesat do të mbeten të pa ndryshuar për gjatë gjithë periudhës së kredisë. Këstet do te jenë konstante. Shuma: 100 000 – 600 000 Lek; Afati: deri në 36 muaj; Norma e interesit vjetore: 22% – 25%; Interes i pandryshueshëm; Kosto administrimi ndaj shumës së disbursuar: 5%”, thuhet në faqen zyrtare. Por sipas kalkulatorit në faqen e internetit, nëse një qytetar merr 600 mijë lekë me afat 3 vite, duhet të paguajë 858.812 lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here