Google search engine
Home Politike Vettingu për kreun e Gardës/ Çfarë ndodhi sot në seancë me Gramos...

Vettingu për kreun e Gardës/ Çfarë ndodhi sot në seancë me Gramos Sakon

0
321

Komisioni i Jashtëm i vettingut ka shtyrë vendimin për kreun e Gardës së Republikës së Shqipërisë Gramos Sako.

Sako ka kërkuar të ketë mundësinë të pastrojë figurën e tij me dokumente të tjera, një kërkesë që bazohet në ligj.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi ta marrë në konsideratë kërkesën, duke shtyrë seancën për të.

Ai do të depozitojë të tjera dokumente për të pastruar figurën.

Sako ka argumentuar që nuk e ka njohur procesin dhe nuk pasur njohuri të mira ligjore.

Komisioni tha se numri një i Gardës ka kryer deklarim jo të saktë të pasurisë dhe se ka mungesë të burimeve financiare. Për të KJV konstatoi pasaktësi në deklarimin e pasurisë që ai kishte kryer, e konkretisht për një apartament blerë në kryeqytet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here