OFL ia kaloi dosjen e Hajrave Prokurorisë së Posaçme, pasi ata nuk kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit të burimit të të ardhurave. Menjëherë pas kësaj ka folur edhe avokati Ferdinand Doja, i cili e ka quajtur këtë veprim si jokushtetues.
Ai ka përmendur faktin se ka shumë të dënuar që iu është sekuestruar pasuria më parë, por asnjë nuk i ka kaluar SPAK.
Prokuroria e Posaçme do të ketë 15 ditë kohë për të verifikuar burimin e të ardhurave dhe më pas të marri një vendim, në lidhje me sekuestrimet e bëra.
Doja ka folur edhe për ligjin ‘Anti-KÇL’, ku tha se nuk dihet ende nëse do të zgjerohet fusha e aplikimit pas miratimit të tij.
I pyetur nëse ky ligj do të ketë sukses, ai u shpreh se ky sukses do të jetë vetëm në shqyrtimin e dosjeve që nuk kanë kaluar në gjykatë më parë.












































