Google search engine
Home Politike Drejtesi OFL godet ‘kokat’ e mëdha/ Zbulon dy kriminelët e radhës, të dënuar...

OFL godet ‘kokat’ e mëdha/ Zbulon dy kriminelët e radhës, të dënuar për drogë e organizatë kriminale, Ben Qimja dhe Saimir Taullau duhet të deklarojnë pasurinë

0
295

Operacioni “Forca e Ligjit” vijon të shënjestrojë të tjerë personazhe të njohur të botës së krimit. Ditën e sotme, “OFL” njofton se ka futur në “rrethin e kuq” dy persona të tjerë, të dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Saimir Taullau dhe Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja, duhet të deklarojnë për 48 orë pasurinë dhe burimin e origjinës. OFL njoftoi se formularët janë dërguar në adresë të tyre.

“OFL i ka nisur formularin T.T banues në Lushnje i dënuar për trafik droge. A.I banues në Fier nën hetim në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik ndërkombëtar droge”, tha efektivja e “OFL”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here