GJKKO ka dërguar dosjen Bajri në Prokurorinë e Shkodrës pasi ka konstatuar se nuk është kompetencë e SPAK.
Sipas gazetares Klodiana Lala, për të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri ka rënë akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe do të hetohen tashmë në Prokurorinë e Shkodrës.
Më 22 shtator të 2018 11 persona u arrestuan në kuadër të Operacionit ‘OAZ’ ndër të cilët edhe Safer dhe Enver Bajri.
Fillimisht ata akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.








































