Google search engine
Home Aktualitet Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën nga shkëmbimi i zjarrit mes dy...

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën nga shkëmbimi i zjarrit mes dy grupeve, policia arreston të dyshuarin e katërt. Ja kush është dhe roli i tij (Si nisi konflikti në Gjermani?)

0
261

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën mbrëmjen e 5 shkurtit tek pedonalja, ku nga shkëmbimi i zjarreve mes dy grupeve mbeti një kalimtare e rastit e plagosur aksidentalisht.

Policia bëri të mundur arrestimin e të dyshuarit të katërt. 

“Në vijim të hetimeve, nga strukturat e Policisë është bërë arrestimi i shtetasit:
L. L., 27 vjeç, banues në lagjen Tepe, Shkodër”, tha policia e cila ka publikuar edhe pamjet nga momentet e shoqërimit të të riut në Komisariat.

“Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar qe më ndërmjetësinë e këtij shtetasi, personat e arrestuar kanë shkuar në Shkodër, ku dhe kanë shkëmbyer zjarr më armë, me shtetasin M. M”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here