Forca e Ligjit ka nisur ditët e fundit operacionin e gjerë, për të shënjestrojë të tjerë personazhe të njohur të botës së krimit. Ditën e sotme, “OFL” njofton se ka futur në “rrethin e kuq” dy persona të tjerë, të dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme (SPAK-u) ka regjistruar dosjen e parë të Operacionit Forca e Ligjit për sekuestrimin e pasurisë së familjes Hajri nga Shijaku, Altin, Bajram dhe Leonard Hajri. Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar të vitit 2020, ndërsa në datë 3 shkurt, ligji Anti-KÇK bëri goditjen e parë në terren me firmën e drejtorit të policisë Ardi Veliu duke sekuestruar kompleksin në pronësi të tij, “Golden” pranë Shijakut.
Veç kompleksit “Golden” u sekuestruan edhe tre shtëpi dhe një pikë karburanti në pronësi të familjes Hajri. Familja Hajri kishte kohë vetëm 48 orë për të plotësuar formularin mbi justifikimin e pasurisë, por nuk gjë të tillë nuk e ka bërë, ndërsa tashmë me kërkesë të OFL-së dosja është regjistruar nga SPAK-u, që brenda 15 ditëve duhet të bëjë vlerësimet e vendimit të OFL-së që e vendosi masën e sekuestros me firmën e Ardit Veliut dhe të vendosë nëse do ia dërgojë Gjykatës së Posaçme. Nëse SPAK-u ia dërgon gjykatës, kjo e fundit ka 15 ditë kohë për të vendosur. Nëse gjykata vendos konfiskimin, pasuria kalon për llogari të shtetit.











































