Google search engine
Home Aktualitet Ndërron jetë ikona e muzikës shqiptare / Ky ishte amaneti i fundit...

Ndërron jetë ikona e muzikës shqiptare / Ky ishte amaneti i fundit i Nexhmije Pagarushës

0
397

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e trishtë. Vajza e saj, Cuce Pagarusha ka publikuar një fotografi zie në profilin e saj në Facebook.

Ndërkaq, siç raportojnë mediat në Kosovë, amaneti i mbretëreshës shqiptare ishte që të varrosej në vendlindjen e saj në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Nesër do të mbahet homazhe për këngëtaren e madhe dhe pas homazheve do të zhvillohet ceremonia e varrimit, sipas amanetit të Nexhmijes.

Mbretëresha ka kërkuar të varroset përmes një ceremonie private, pa praninë e mediave.

Pagarusha, një emër i ndritur në muzikën shqiptare do të jetojë përjetësisht në kujtesën e kombit për këngët “Baresha”, “E dehur jam”, “Ani mori nuse”, “Mora testin”,  “Dallëndyshe” dhe shumë të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here